Vuçiq me Ipeshkvin Irinej ende mbajnë inatin ndaj Malit të Zi që ka njohur pavarësinë e Kosovës

Lajme

Vuçiq me Ipeshkvin Irinej ende mbajnë inatin ndaj Malit të Zi që ka njohur pavarësinë e Kosovës

Nga: F. B. Më: 20 maj 2020 Në ora: 10:41
Vuçiq dhe Ipeshkvin Irinej

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bisedoi me Ipeshkvin Irinej rreth gjendjes në Kishën Ortodokse Serbe (SPC) në Malin e Zi dhe situatën aktuale në vend, ndërkohë që ka rishfaqur hatër mbetjen se Mali i Zi pat njohur Kosovën, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka njoftuar mediat se me Irinejn kishte biseduar edhe rreth përfundimit të punimeve në tempullin Sveti Sava dhe paralajmëroi përfundimin e punimeve sivjet.

"Lidhur me situatën në Malin e Zi ne e kuptojmë qëndrimin e SPC. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse nuk duam që të bëjmë atë që ata na e bënë ne” tha ai duke shtuar se nuk dëshiron të përzihet në çështjet e brendshme të atij shteti, siç ka bërë Mali i Zi kur shkeli integritetin territorial të Serbisë kur pranoi pavarësinë e e Kosovës.

Vuçiq konsideron se është e pakuptueshme që politikanët të krijojnë kisha të reja dhe si fakt interesant përmendi faktin se politika përzihet në gjykime kishtare dhe rregullimin e gjërave shpirtërore.

"Ata nuk ndalen me kaç, por tentojnë të marrin edhe pasurinë", theksoi ai dhe shtoi se këtu bëhet fjalë për diçka të rëndë për popullin serb, se dikush do të krijoj kishën e re në Malin e Zi.

"Qëllimi është që brenda 10 vjetëve  të zhduket populli serb nga aty” përfundoi ai në dyshimet e Irinej rreth “dëbimit të popullit serb” dhe shtoi se “nuk do ketë stuhi të te (Oluja)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat