Eksperti botëror i gjeopolitikës: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa fuqi të jashtme imponuese

Lajme

Eksperti botëror i gjeopolitikës: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa fuqi të jashtme imponuese

Nga: F. B. Më: 23 maj 2020 Në ora: 09:26
Xhorxh Fridman

Për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është e nevojshme fuqia e jashtme të imponoj zgjidhjen, por tash nuk ka fuqi që është e motivuar ta bëjë këtë ka thënë eksperti botëror i gjeopolitikës Xhorxh Fridman, duke e cilësuar këtë si qëndrim personal, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Në këto rrethana situata kohë pas kohe do të ndryshojë por thelbi i realitetit është se asnjëra palë nuk mundet vetës të ja mundësoi atë që pala tjetër duhet ta ketë vlerëson ai.

Fridman mendon se problemi themelor në zgjidhjen e çështjes së Kosovës është se ka pasoja minimale për të dy palët nëse mbahet situata ekzistuese dhe motivimi i vogël i qeverive që të arrijnë marrëveshje që do “shqetësoj” bazën e tyre politike.

Cilado shenjë e sjelljes pajtuese në cilëndo palë ballafaqohet me opozitë të rëndësishme politike dhe secila zgjidhje e pajtim do të i kushtojë secilës palë më shumë se opinioni publik mund ta mbështes ka thënë Fidman, duke e cilësuar këtë si qëndrim personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat