​BE mbetet i përkushtuar për fuqizimin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë

Lajme

​BE mbetet i përkushtuar për fuqizimin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë

Më: 28 maj 2020 Në ora: 16:15
Foto nga takimi

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, priti sot në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe shefin e Misionit EULEX, Lars Gunnar Wigemark.

Në këtë takim, u diskutua për situatën aktuale në sistemin gjyqësor, sfidat dhe vështirësitë me të cilat është përballur gjyqësori gjatë pandemisë, si dhe për planet e KGJK-së për rifillimin e punës në gjyqësor dhe trajtimin e rasteve gjyqësore, në mënyrë që të bëhet procedim sa më efikas i tyre pas pandemisë.

Me këtë rast, Çoçaj ka bërë të ditur se nesër do të mbahet mbledhja e radhës së KGjK-së, ku do të merret vendim për hapat e mëtejshëm me qëllim të shtimit të aktiviteteve në sistemin gjyqësor.

Ndërsa, ambasadorja Apostolova tha se BE mbetet e përkushtuar në fuqizimin e institucioneve të Kosovës, duke ofruar mbështetje për punën e gjyqësorit. Gjithashtu, ajo theksoi se është me rëndësi që autoritetet gjyqësore të marrin hapat e nevojshëm për trajtimin efikas të lëndëve.

Shefi i EULEX, Lars Wigemark shprehu gatishmëri për ta forcuar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet gjyqësorit dhe EULEX-it për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat