Pesë persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në Fushë Kosovë. Zëdhënësi i kësaj komune ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një polic bashkë me familjen e tij të cilët kishin pasur kontakt me një familjar të tyre në Vushtrri.
“Janë raste kontakti, është një familje, janë të Fushë Kosovës. Informacionet qarkullojnë se bëhet fjalë për një polic bashkë me familjen e tij”, deklaroi Ali Topalli.
Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 27 persona të infektuar me koronavirus.