DW: Cili është roli i zviceranëve në Kosovë?

Lajme

DW: Cili është roli i zviceranëve në Kosovë?

Nga: F.B Më: 6 qershor 2020 Në ora: 17:43
Ilustrim

Zvicra ka zgjatur misionin e saj ushtarak në Kosovë me të cilën ka lidhje të ngushta, ky është vendim i mirë shkruan gazeta NZZ, duke shtuar se jo vetëm për shkak tensioneve në rritje në Ballkan por edhe përfitimeve direkt që ka transmetojnë Duetche Whelle dhe “Bota Sot”.

"Korrupsion, lidhje me krimi të organizuar dhe rezistencë kokëforte ndaj reformave “ me këto fjalë deputetja Viola Amherd kritikoi elitën e fuqishme në Kosovë në Dhomën Kombëtare të Kuvendit të Zvicrës. Shefja e këshillit për mbrojtje e ka përshkruar situatën si të brishtë në shtetin më të ri evropian dhe trazirave për shkka të zërave për shkëmbim territori me Serbinë, duke vlerësuar si të domosdoshëm praninë ushtarake të KFOR-it” shkruan Georg Hesler Sansano në artikullin për “Noje Cirher cajtung” (NZZ).

"Për këtë Dhoma federative po synon të zgjas mandatin e kontingjenti zviceran të ushtarëve edhe për tri vjet deri në fund të 2023. Dhoma kombëtare pranoi argumentet e Viola Amherd dhe miratoi mandatin e ti me përforcim nga 165 ushtarë të Swisscoy në 195. Nëse ka nevojë ky numër mund të rritet, si nevojë për sigurimin e lirisë së qarkullimit.

Për shkak situatës së tensionuar përsëri mund të ketë bllokime të rrugëve, ushtarët zviceran ishin ata që kanë mënjanuar barrikadat, ata shfrytëzojnë aftësitë teknike speciale por i janë nënshtruar luftës informative mes Kosovës edhe Serbisë. Foto të ushtarëve zviceran duke pastruar rrugët pranë qytetarëve të revoltuar kanë qarkulluar në portale.

Ushtria zvicerane është në Kosovë që nga 1999, që patën kryer detyra jo të armatosur nën komandën austriake, ndërsa nga 2002 kishin edhe operacione me armë.

Këmbësoria zvicerane ka mbrojtur enklavat serbe dhe manastiret dhe këtë punë e kanë kryer me sukses posaçërisht në vitin 2004 kur në zonën e tyre nuk kishte dëme e djegie."

NZZ shkruan se “Zvicra është e lidhur ngushtë me Kosovën, deputetja federale Mishelin Kalmi-Re ishte promotore e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Verës shumë aeroplanë mbajnë linja ajrore mes Cyrihut e Prishtinës, shumë qytetarë nga Kosova kanë nënshtetësi zvicerane, ku numri i tyre shkon në rreth 200 mijë që jetojnë në Zvicër.

Lidhje me Kosovën ka nis qysh në marrëveshjen e Titos për punëtorë stinor në vitet 70-të dhe pastaj me të zhvendosurit nga lufta.

Rezistenca kyçe ushtarake kundër Serbisë u organizua në Zvicër, ndër të cilët edhe nga vetë presidenti aktual Thaçi. Për te dhe shokët e tij ka fol deputetja Viola Amherd kur kritikoi elitën udhëheqëse. Me angazhimin e Svisscoy në Kosovë, Zvicra merr përgjegjësi në politikën e saj të jashtme shkruan Georg Hesler Sansano për Noje Cirher cajtung.

Ushtria edhe në mënyrë më të marr ka harxhuar mjetet e veta

Nisur nga fakti s zgjatja e mandatit të ushtarëve zvicran u përcjell me debate ku kishte edhe kërkesa për kthimin e tyre nga ky mision shkruan për të njëjtën gazetë autorja Larisa Rin:

"Tërheqja e shpejtë mund të kishte pasoja negative edhe për Zvicrën që është partner i besueshëm në Kosovë. Krahasa kësaj angazhimi i zviceranëve jashtë vendit ka perceptim pozitiv për vendin. Ndërtimi ushtarak i paqes ndoshta më pak ndikon në imazh të ndërmjetësimit politik aty ku ndërtimi civil i pawes shtrin kufijtë e vetë”.

Zvicra harxhon paret në mënyrë qorre në ushtarët e saj në Kosovë, ndërtimi ushatarak i paqes përbën vetëm një për qind të buxhetit ushatarak që është një nga tri mandatet që ka ushtria dhe ka vepruar sipas nevojës.

Tash kur po rriten tensionet shuma mbështetëse përsëri do shtohet nga 33 milionë franga zvicerane në 41 milionë në vit. Kjo shumë është më pak se zvogëlimi i fundit i buxhetit, ata që mbajnë mend skandalet me furnizime e di se mjetet janë harxhuar në mënyrë edhe më të marrë.

Deputete e gjelbër dhe partisë popullore jo vetëm se kanë kërkuar zvogëlim të buxhetit por edhe tërheqjen nga Kosova të ushtarëve. Tërheqja do i jepte fund trupave për ndërtimin e paqes në kuadër të ushtrisë, pasi pjesëmarrja në misione tjera është dukshëm më e vogël.

Kosova është një nga misionet e rralla ku mund të tregohen ushtarët zviceran, kjo i jep kredibilitet në vend edhe jashtë, për fat të gjitha subjektet e dinë se ata nuk rrezikohen” ", përfundon Larisa Rin për NZZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat