Beogradi asnjëherë nuk ka shfrytëzuar arsyetime për vazhdimin e dialogut

Lajme

Beogradi asnjëherë nuk ka shfrytëzuar arsyetime për vazhdimin e dialogut

Nga: F.B Më: 8 qershor 2020 Në ora: 19:08
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka deklaruar se Beogradi nuk ka shfrytëzuar asnjëherë arsyetimet për vazhdimin e dialogut, por të kundërtën, përherë ishte gati për bisedime dhe përmbushje te obligimeve për dallim nga Prishtina, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Ajo kështu komentoi deklaratën e Thaçit se “është falënderues ndaj qeverisë që hoqi arsyetimet që Serbia shfrytëzonte për të ikur nga dialogu”.

„Me rëndësi është e vërteta, Beogradi nuk ka shfrytëzuar arsyetime për të mos vazhduar dialogun. Ne ishim gjithë për dialog dhe realizim të marrëveshjeve”  tha ajo në Ivanjivë , shkruan  Tanjug.

Nga ana tjetër Prishtina ka biseduar dhe kur janë arritur marrëveshjet nen “ombrellën” e BE-së ato nuk i ka realizuar.

„ kemi kaluar mbi ato, ndonëse insistojmë dhe do vazhdojmë të kërkojmë realizimin e marrëveshjes së Brukselit, ndonëse nuk mudn të themi se bisedojmë me partner që ka kredibiltet” tha Brnabiç.

Sipas saj Beogradi për shkak të sigurisë së serbëve në Kosovë dhe stabilitetit në regjion, kurrë nuk ka kërkuar arsyetim dhe pastaj erdhi masa e tarifës ndaj mallrave serbe në kundërshtim me të gjitha vlerat.

Brnabiç tha se nga 21 nëntori Beogradi ka kërkuar heqjen e tarifës. “Shkëlqyeshëm erdhi te heqja me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare” tha ajo.

Ajo falënderoi shBA dhe Grenell për atë që kanë bërë për të ardhur te kushtet për dialog dhe BE që ka përcaktuar të dërguar special Lajçakun për dialog.

„Beogradi është i gatshëm për dialog, do nisim, jemi gati presim përmbylljen e prioriteteve tona, qytetarët e Serbisë, Kushtetutën dhe zgjedhjet që vijnë për dy javë, Nuk kemi problem”, tha Brnabiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat