​Krasniqi: Mbetet prioritet ofrimi i produkteve cilësore për qytetarë

Lajme

​Krasniqi: Mbetet prioritet ofrimi i produkteve cilësore për qytetarë

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 15:34
Vesel Krasniqi

Me rastin e Ditës Botërore të Akreditimit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi me bashkëpunëtorë sot vizitoi Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Me ketë rast është kërkuar që prioritet të jetë ofrimi i produkteve cilësore dhe të sigurta për qytetarë të vendit.  

Ministri Krasniqi theksoi se sot gjëja më e shtrenjtë është jeta e njeriut, andaj edhe kërkohet të ketë vendi ushqime të sigurta dhe cilësore për shëndetin e njeriut.

Krasniqi theksoi se fokus kryesor do të jetë infrastruktura ligjore për të ngritë cilësinë në fushën e ushqimit dhe në fusha të tjera.

Krasniqi: Të ketë shërbime cilësore ushqimore

“Sot është një ditë e madhe, që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e qytetarëve. Ne në të kaluarën i dimë vështirësitë të cilat kanë ekzistuar, por nga ajo që ne sot pamë nga laboratorët, nga informacionet të cilat morëm ne sot ndihemi shumë krenarë dhe komod për faktin se qytetarëve të Republikës së Kosovës iu ofrohet ushqim me një cilësi jashtëzakonisht të madhe, të cilën e siguron laboratori të cilin e vizituam. Ne sigurisht që në të ardhmen si Ministri e Tregtisë, fokus të veçantë do të kemi sigurisht ato të metat në infrastrukturën ligjore me të cilën do të harmonizojmë të gjitha ligjet në harmoni edhe me Bashkimin Evropian. Kështu që edhe sa i përket mjeteve të laboratorëve, të cilat në të ardhmen do të kemi edhe laboratorë të tjera kështu së bashku të gjendemi dhe të ofrojmë shërbime më cilësore sa I përket cilësisë së ushqimit”, theksoi Krasniqi.

Kryeshefi ekzekutiv i AUV-it, Valdet Gjinovci theksoi se vet pjesëmarrja e ministrit tregon përkrahje institucionale, teksa garantoi përkushtimin për produkte të sigurta dhe përmirësim të cilësisë së ushqimeve.

Gjinovci: Prioritet kryesor ofrimi produkteve të sigurta për konsumatorë

“Është zhvilluar, avancuar mbi të gjitha stafi profesional i Agjencisë dhe ka arrit të realizoj objektivat e parapara ato që kërkohen, me qëllim që të ofrohen produkte të sigurta për konsumatorë dhe për qytetarët e vendit. Gjithmonë si prioritet mbrojtjen e shëndetit publik në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, deklaroi Gjinovci.

Ministri ka parë persë afërmi edhe laboratorin e ushqimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat