Pas tubimit të VV-së, “Tigri” i reagon ministrit të shëndetësisë, kërkon lirimin e masave për klubet e natës

Lajme

Pas tubimit të VV-së, “Tigri” i reagon ministrit të shëndetësisë, kërkon lirimin e masave për klubet e natës

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 18:08
Albert Kastrati

Derisa Lëvizja Vetvendosjë është duke e mbajtur tubimin e saj të paraljmëruar në sheshin “Skendërbeu” është ish-kryetari i tifo-grupit Plisat, Albert Kastrati ai i cili ka reaguar duke parë mos-respektimin e distancës sociale në këtë tubim.

Kastrati nëpërmjet një postimi  në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga ministri i shëndetësisë, Arben Zemaj lirimin e masave për klubet e natës.

Sipas Kastratit asnjë klub i natës në Kosovë, nuk ka hapësirë për kaq shumë njerëz sa janë të pranishëm në këtë tubim, ku edhe po këndon grupi i njohur “Troja”.

Ja postimi i plotë i Kastratit:

Armend Zemaj heki masat per diskoteka , per dasma se koncer midis sheshi , po knon Troja asnje diskotek nuk nzen qikaq njerz heki masat se fore na pakan bo 3 muj , tash mas shumti prej oandemis ka raste Prishtina edhe po mahen koncerte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat