Ky është 58 vjeçari që dyshohet se vrau 17 vjeçaren dhe veten në Pejë

Lajme

Ky është 58 vjeçari që dyshohet se vrau 17 vjeçaren dhe veten në Pejë

Nga: A.M. Më: 14 qershor 2020 Në ora: 12:40
Shtepia ku ka ndodhur ngjarja

Polica e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur dy trupa pa shenja jete, i një femre dhe të një mashkulli në një shtëpi në fshatin Vitomiricë në Pejë.

Në njoftimin e Policisë thuhet viktima femër së bashku me viktimën mashkull janë gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin. Në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës..

Siç mëson “Bota sot” personi i cili dyshohet se ka kryer vrasjen, dhe më pas ka vrarë edhe veten është R.Berisha.

Ndryshe, R.Berisha para disa ditesh kishte ardhur nga Gjermania.

Image
R.Berisha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat