Mediet ruse: Vuçiq dëshiron që Rusinë ta bëjë një bashkëpunëtore të njohjes së Kosovës

Lajme

Mediet ruse: Vuçiq dëshiron që Rusinë ta bëjë një bashkëpunëtore të njohjes së Kosovës

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 16:12
Aleksandar Vuçiq

Takimi i thirrur nga i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell duket që i ka shqetësuar tej mase mediet ruse, të cilat kohën e fundit kanë rritur intensitetin e fushatës propagandistike lidhur me raportet ndërmjet Rusisë dhe Serbisë për çështjen e Kosovës.

Në një artikull të publikuar nga agjencia e lajmeve ruse Regnum, thuhet se në qoftë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do ta “dorëzoj” Kosovën, të gjithëve do të ju duket sikur Rusia ka qenë një bashkëpunëtore e “dorëzimit”.

Ashtu siç edhe njihet deri më tani, rusët, për interesa të tyre gjeo-politike, tentojnë që me çdo kusht ta ruajnë Rezolutën 1244, derisa nga ana tjetër, Vuçiq, publikisht e pranon se kjo rezolutë nuk është më e dobishme për Serbinë.

Mediat ruse, duke cituar burimet serbe brenda Qeverisë së Serbisë, theksojnë se me datë 17 dhe 18 qershor të këtij viti, në Moskë ka qenë i planifikuar të mbahet një takim ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe atij serb Aleksandar Vuçiq. Ky takim siç thuhet nuk është realizuar pikërisht për faktin se Serbia nuk është konsultuar me Rusinë lidhur me bisedimet e ardhshme që do të mbahen në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mediat ruse madje akuzojnë Serbinë për dezinformim, pasi që sipas tyre, në gazetat serbe janë paraqitur të kundërtat e asaj se çfarë ka deklaruar ambasadori rus në Serbi, Aleksander Botsan-Harchenko lidhur me marrëveshjen potenciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç citohet në Regnum, në qoftë se do të arrihej një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultonte me njohje, Rusia sigurisht se do të ndihej keq dhe njëkohësisht do ta ndiente veten si bashkëpunëtore të kësaj çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat