Gjakova, me masa për parandalim të COVIDIT-19: Reduktohet stafi i punëtorëve, kontrolle në institucione!

Lajme

Gjakova, me masa për parandalim të COVIDIT-19: Reduktohet stafi i punëtorëve, kontrolle në institucione!

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 10:49
Foto Ilustrim

Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të 17.06.2020, me qëllim të parandalimit të COVIDIT-19, komuna ka njoftuar se kryetari i Komunës, Ardian Gjini, merr këto masa:

?Reduktimin e stafit të punëtorëve të administratës, në përputhje me manualin për mbrojtje nga përhapja e COVIDIT-19. Ata që do të qëndrojnë në shtëpi, do të kryejnë detyrat online nga shtëpia.

?Ndalohen te gjitha takimet fizike të administratës komunale me të gjitha palët e interesuara. Të gjitha kërkesat e palëve të jashtme, të adresohen në mënyrë elektronike. Administrata komunale obligohet që t’u kthejë përgjigje qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara poashtu online

Shërbimi i tatimit në pronë dhe ofiqarisë do të jetë i hapur për qytetarë, me staf të reduktuar.

?️Qytetarët që hyjnë brenda objektit të komunës, obligohen të jenë të pajisur me maska dhe dorëza mbrojtëse.

?Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës do të bëjnë kontrolle rigoroze lidhur me përdorimin e mjeteve mbrojtëse, në të gjitha institucionet publike dhe private.

.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat