Blumberg: SNS e Vuçiqit siguroi shumicën - pengesa kryesore në rrugën evropiane mbetet Kosova

Lajme

Blumberg: SNS e Vuçiqit siguroi shumicën - pengesa kryesore në rrugën evropiane mbetet Kosova

Nga: F.B Më: 22 qershor 2020 Në ora: 14:12
Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq udhëhoqi Partinë e Përparimit Serb (SNS) drejt fitores bindëse në zgjedhjet dhe siguroi shumicën dërmuese në vend i cili është në mes luftës për ndikimin në fuqitë globale ka vlerësuar Blumberg, transmetojnë “Danas” dhe “Bota Sot”.

I trimëruar me bojkotin e liderëve opozitarë, përderisa kishte shqetësimin në dalje në votime si shkak i situatës me virus, rezultati i arritur i mjafton Vuçiqit dhe SNS munden pa pengesë të ndryshoj ligjet në Kuvend shkruan Blumberg duke shtuar se partia e Vuçiqit ka shumicë të fuqishme në Kuvend krahasuar me subjektet tjera në partitë drejtuese në Evropë, përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë ka transmetuar Radio Evropa e Lirë.

Fitorja Vuçiqit i mundëson të forcoj dominimin politik në vend që ka nisur kur është transformuar nga nacionalisti i zjarrtë në kryeministrin pro-evropian në vitin 2014, përderisa si shkruan Blumberg, qeveria do të marr mandatin e ri që të zgjidh çështjet e rënda të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë së virusit dhe përmirësimin e raportit me Kosovën dhe lëvizjen në rrugën e pasigurt të anëtarësimit në BE.

Lufta më e madhe e Vuçiqit është e lidhur me përpjekjen që të udhëheq vendin në BE shkruan Blumberg, duke shtuar se pengesa kryesore është Kosova, pasi Brukseli kërkon që Serbia të përmirësoj raportet me fqinjët si kusht i hyrjes, ndërkohë që Vuçiq ka kaluar vite në pamundësimin e Kosovës që të marr njohje ndërkombëtare gjë që mbështetet nga shumica e serbëve.

Por presioni për marrëveshje po rritet, nënvizon Blumberg, duke potencuar se i dërguari special i presidentit amerikan Tramp ambasadori Grenell e ka bindur Vuçiqin që të takohet me kolegun nga Kosova në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor. Para kësaj ai sot takohet me të dërguarin e BE-së për dialogun Lajçak në përpjekjet për vazhdimin e bisedimeve në ndërmjetësim të Brukselit, pastaj shkon në Moskë në takim me presidentin rus Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat