Demaj për shkarkimin e Osmanit nga LDK-ja: Tejkaloi kompetencat e mendimit ndryshe

Lajme

Demaj për shkarkimin e Osmanit nga LDK-ja: Tejkaloi kompetencat e mendimit ndryshe

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 02:26
Frashër Demaj

Sipas deputetit të LDK-së Frashër Demaj, shkarkimi i kryeparlamentares Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares së partisë ka ardhur pasi ajo ka tejkaluar kompetencat e mendimit ndryshe në këtë parti.

Sipas tij, në LDK është i lejuar mendimi ndryshe, “por brenda subjektit ka edhe dokumente që duhen respektuar”.

“Jam anëtar i LDK-së. Ka vendime që shpesh nuk më pëlqejnë, por janë të shumicës. E bëj luftën time politike brenda subjektit tim për aq kohë sa s’është marrë vendim që është përkrahur nga shumica. Kur merret ai vendim, bazohem në rregullat e demokracisë dhe e respektoj atë vendim. Për fat të mirë, apo të keq, atë ditë kam qenë në Rugovë, si delegacion për të bë vizitë. Nuk e kam pa e-mailin e praktikisht s’kam marrë pjesë në votim për shkarkimin e saj. Dua të sqaroj pozicionin tim. Në situata politike që s’më pëlqejnë të jeni të bindur që kam plot pajtueshmëri me vendimet, por jam deputet i LDK-së. Jam bë deputet me logon e saj. Respektohet vendimi i shumicës në demokraci. Si vendim merret ai mendimi i shumicës. Nuk na ndal askush mendimin ndryshe. Bile në LDK është shumë i përhapur. Përmenda rregullat e demokracisë, por brenda një subjekti ka edhe dokumente që duhet respektuar. Ndër to është statuti i partisë. Ai si dokument nuk na lë të dalim jashtë kornizave logjike të rezonimit politik për çështje të caktuara. Më duket se ka tejkaluar kompetencat e mendimit ndryshe veprimet e fundit të zonjës Osmani. Në kuptimin që sot për shembull Osmani nuk votoi vendimet e LDK-së”, ka thënë ai në Interaktiv.

Sipas Demajt, shkarkimi i Osmanit nuk do të thotë përjashtim nga LDK-ja. Ai ka thënë se kjo parti nuk e ka logjikë përjashtimin e zyrtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat