Çka përmban “Memorandumi 2” i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (SANU) për Kosovën?

Lajme

Çka përmban “Memorandumi 2” i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (SANU) për Kosovën?

Nga: F.B Më: 25 qershor 2020 Në ora: 14:16
Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë

Pikërisht 25 vite pas publikimit të Memorandumit të Akademisë së Shkencave edhe Arteve të Serbisë (SANU) në vitin 1986 që ishte platformë shkencore-teorike për shkatërrimin e SFRJ dhe luftërave të përgjakshme ku “Serbia nuk ka qenë pjesëmarrëse” në qarqet nacionaliste akademike në Beograd u “patentua” vazhdimi i kësaj platformë dhe memorandum.

Memorandum 2 qëllimet strategjike të së cilës pothuajse janë identike me “të kaluarën” pra serbo-mëdha por që mënyrat e realizimit janë adaptuar kushteve edhe rrethanave tjera, pasi nga memorandum i vjetër është mënjanuar dhuna dhe “betejat që mund të jenë edhe të armatosura”.

Sipas njohurive që dalin në ringjalljen e kësaj platformë që po insistojnë nacionalistët akademik serb, ky dokument tashmë iu është ofruar edhe pothuajse të gjitha qarqeve të elitës politike, që me hapa praktik, posaçërisht në muajt e fundit po operacionalizon doktrinën e re gjeo-politike kombëtare serbe.

E gjithë kjo përpjekje edhe synim nuk do ishte siç është sikurse mos të kishte nënshkrimin e “babës së kombit” Dobrica Qosiç dhe pjesës tjetër të SANU që kanë qëllim që të  futin në ndërgjegje dhe mentalitetin serb qëndrimet se : “Humbjet serbe nuk janë përfundimtare – vazhdimi i ëndrrës për Serbinë e madhe dhe si të kthehet gjatë paqes ato që humbën në luftë “

Po çka përmban Memorandumi 2 në pika të shkurtra:

 -  Zvogëlimi i përgjegjësisë së Serbisë për krimet dhe shkatërrimet, akuzat, ndjekjet dhe proceset e montuara kundër shtetasve të BiH, Kroacisë dhe Kosovës dhe vendosja në pozitën e barabartë me shtetet përreth.

-  Largimi i vëmendjes së mediave regjionale e ndërkombëtare nga proceset e përfunduara ndaj ish-pjesëtarëve të kreut politik, informative dhe ushtarak dhe kreut politik të Republika Srpska që po gjykohen në Tribunalin e Hagës.

-  Shtete fqinje BiH, Kroacia dhe Kosova të sillen në pozitë që të heqin dorë nga akuza para Gjykatave ndërkombëtare.

-  Me aksione pendese të sillet Serbia në pozitën e njëjtë me të vuajturit dhe të dëmtuarit në shtetet përreth.

- Insistimin në mbylljen e Tribunalit të Hagës dhe gjykimin ndaj gjeneralit Ratko Mladiç para drejtësisë vendore.

- Destabilizimi i qeverive të vendeve fqinje, provokimi i pakënaqësive të brendshme dhe trazirave dhe dobësimi i mprehtësisë se akuzave kundër Serbisë.

- Ndihma në shkëputjen e Republika Srpskes.

- Me aksione pendese vendosja e Serbisë në pozitën e njëjtë me të vuajturit dhe të dëmtuarit

- Insistimi që serbët të bëhen konstituiv në Kroaci, Mal të Zi dhe në Kosovë dhe ekzekutimi i tranzicionit të bashkësive serbe në shtetet e regjionit në bashkësi unitare gjithë-serbe

- Ndalimi i ndarjes së Vojvodinës, parandalimi i regjionalizimit të mëtutjeshëm të Serbisë dhe dobësimi i veprimit të Bashkësisë Islame në Sanxhak.

 Memorandumi 2 i SANU nga viti 1986 është dokument që është krijuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë si program strategji i inteligjencës serbe që do duhej të përcaktonte e zgjidhjes së çështjes serbe Brenda SFR të Jugosllavisë.

 Ky dokument  është botuar në prillin 1986.

 Memorandum ii SANU në këtë përmbajtje aspak nuk largohet nga programi serbo-madh o Garashaninit dhe Naçertanjes nga shekulli 19 po ashtu u mbështet edhe në programin politik të ideologut çetnik Stevan Moljoviç por edhe programit shtetëror edhe kombëtar të Principatës së Serbisë nga viti 1844 që po ashtu është përpiluar nga Ilija Garashanin.

 Programi i memorandumit të SANU ndër tjera përfshinë edhe:

 -Kufijtë e Serbisë nuk janë në harmoni me përbërjen etnike dhe sit ë tilla ato duhet ri-krijuar sepse sipas memorandumit, Kushtetuta e 1974 i ka shkaktuar shumë dëme Serbisë, për shkak të krijimit të krahinave autonome të Vojvodinës dhe Kosovës, dobësimin e federatës për shkak  kufijve artificial administrative që nuk paraqesin fotografinë e vërtetë.

-Rrezikun e popullit serb nga ana e popujve tjerë Brenda SFR të Jugosllavisë: asimilimin, shfrytëzimin, përndjekjen, dëbimin, pamundësinë e shprehjes, margjinalizimin në sferën politike, ekonomike, kulturore dhe shkencor.

-Forcimi i forcave kundër serbe Brenda SFR të Jugosllavisë (kroatët dhe shqiptarët).

-Nevoja për aksion të shpejtë që të parandalohet shkatërrimi i Serbisë dhe popullit serb.

 Memorandum ii SANI ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e nacionalizmit në Serbi, por edhe ndikim direk në Slobodan Millosheviç që idetë e shprehura në memorandum ka tentuar që të i realizoj në vepër : revolucioni anti-burokratik dhe ideja për Serbinë e Madhe që pastaj ishte shkak i luftës në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

 Memorandum ii SANU ishte akt inicial me të cilin praktikisht pat nisur drama e popujve jogosllav me vdekjet e tmerrshme, krimet, vuajtjet e civilëve, shkatërrimin e qyteteve, dëbimeve e përndjekjeve të regjioneve të tëra, llogoreve koncentruese dhe shkatërrimit të objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare...

 Autorë të memorandumit janë akademikët Pavle Iviç, Antonije Isakoviç, Dushan Kanazir, Mihajlo Markoviç, Dejan Medakoviç, vasilije Krestiç, Ivan Maksimoviç, Kosta Mihajloviç...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat