Shqiptaro-amerikanët reagojnë pas aktakzuave të Speciales: Vrasjet e civilëve shqiptarë nga kriminelët... - Bota Sot
Shqiptaro-amerikanët reagojnë pas aktakzuave të Speciales: Vrasjet e civilëve shqiptarë nga kriminelët...

Lajme

Shqiptaro-amerikanët reagojnë pas aktakzuave të Speciales: Vrasjet e civilëve shqiptarë nga kriminelët...

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:42
Ilustrim

Akademia Shqiptare – Amerikane e Shkencave dhe Arteve me qendër një Nju Jork ka reaguar ndaj aktakuzave të Zyrës së Prokurorit Speciale.

Duke u bazuar në aktet dhe normat juridike të studiuara nga anëtarët e akademisë dhe ekspertët e drejtësisë ndërkombëtare, në komunikatën e tyre thonë se kanë gjetur shkelje të panumërta në përmbajtjen e kësaj “aktakuze”, duke theksuar edhe termin e çuditshëm aty “vrasje joligjore”.

Sipas Prokurorisë së Gjykatës Speciale, të cilët e quajnë të njëanshme, shqiptaro-amerikanët thonë vrasjet që i ka bërë ushtria, policia dhe formacionet paraushtarake serbe ndaj shqiptarëve civilë në vitet 1998-1999 për të cilat nuk është gjykuar askush qenkan “vrasje ligjore”.

Shqiptaro-amerikanët kanë thënë se UÇK-ja e ka bërë luftën në partneritet me NATO-n, prandaj e gjithë lufta e saj ka qenë e drejtë dhe e pastër.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat