Vuçiq: Jam i gatshëm që të takohem me Thaçin nëse...

Lajme

Vuçiq: Jam i gatshëm që të takohem me Thaçin nëse...

Nga: F.B Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:27
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

“Jam i gatshëm që të takohem me Thaçin nëse liderët e Prishtinës vendosin që ai të jetë pjesë e delegacionit në bisedime, ndonëse nuk besoj se do vendosin ashtu”, ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq në intervistën për “Politiko” të Brukselit transmetojnë “Blic” dhe “Bota Sot”.

Ai ka thënë se dialogu me Prishtinën duhet të vazhdoj përkundër akuzës për krime lufte ndaj presidentit Thaçi.

Vuçiq gjatë qëndrimit në Bruksel ditë më parë nuk ka dashur që të komentoj akuzën e Gjykatës speciale ndaj Thaçit.

Ai ka deklaruar se dialogu me Prishtinën duhet të vazhdoj përkundër situatës së krijuar në lidhje me akuzën për krime lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat