​Likaj kërkon mbështetje nga Këshilli i Evropës për arsim më cilësor - Bota Sot
​Likaj kërkon mbështetje nga Këshilli i Evropës për arsim më cilësor

Lajme

​Likaj kërkon mbështetje nga Këshilli i Evropës për arsim më cilësor

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 22:04
Foto nga takimi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës (KE) në Prishtinë, Frank Power dhe zyrtaren e lartë për projekte në KE, Vjosa Rogova- Damoni.

Ministri Likaj, pasi që pranoi urimet për detyrën e re nga shefi i Zyrës së KE në Prishtinë, falënderoi Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, veçanërisht në sektorin e arsimit përmes projekteve, të cilat kanë ndihmuar në përmirësimin e gjendjes në arsim.

Ministri Likaj përmendi disa prioritete, në mesin e të cilave edhe rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin parashkollor, në atë parafillor, të fëmijëve me nevoja të veçanta, të fëmijëve të komunitetit rom, ashkali, egjiptian, parandalimin e braktisjes së shkollës dhe prioritete të tjera.

Sipas një komunikate të MASH, ai theksoi nevojën e mbështetjes edhe më të madhe nga Këshilli i Evropës dhe parnerët tjerë zhvillimor, në mënyrë që të arrihet synimi për ofrimin e një arsimi më cilësor në të gjitha nivelet, si dhe të sigurohet gjithëpërfshirja në arsim.

Likaj tha se gatishmërinë për të shtyrë përpara të gjitha përgjegjësitë e MASh në realizimin e projekteve me partnerët zhvillimor.

Gjatë këtij takimi, u diskutua në veçanti për projektin “Ndërtimi i Kapacitetit për Gjithëpërfshirje në Arsim-INCLUDE”, që synon të përmirësojë pjesëmarrjen dhe çasjen në arsim gjithëpërfshirës për vajzat dhe djemtë nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian dhe fëmijët me nevoja të veçanta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat