Mjeku shqiptar: Në Suedi kushdo mund të bëjë testin e COVID, kushton 50 euro - Bota Sot
Mjeku shqiptar: Në Suedi kushdo mund të bëjë testin e COVID, kushton 50 euro

Lajme

Mjeku shqiptar: Në Suedi kushdo mund të bëjë testin e COVID, kushton 50 euro

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 20:12
Refet Nura

Refet Nura, mjek shqiptar në Suedi thotë se në vendin ku ai jeton dhe punon, çdo kush ka të drejtë të kërkojë kryerjen e testit për COVID-19.

Ai shprehet se, pavarësisht se fillimisht strategjia e ndjekur nga Suedia për të mos vendosur masa kufizuese u kritikua, ajo strategjia ia arriti qëllimit të vet duke bërë që të mos ketë shpërthim të menjëhershëm pandemisë.

Sipas tij testimi masiv bën që të identifikohen sa më shumë persona të infektuar dhe më pas i bën më efektive masat parandaluese.

"Në Suedi është rrit numri i të identifikuara për shkak se shteti ka marrë masa shtesë duke testuar më shumë. Mjaft që të kesh një simptomë dhe mund të aplikosh për të kryer testimin me tampon. Një test kushton nga 50 deri në 60 euro. Mund të kryhet në spitalet, klinika dhe farmaci. Nëse i drejtohet organeve shtetërore atëherë testi është më i lirë”, u shpreh z. Nura.

Suedia me një popullsi prej 10 milionë banorësh deri tani ka pasur mbi 73 mijë të infektuar me COVID-19 nga të cilët 5 447 persona kanë ndërruar jetë.

Sa i takon të dhënave mbi viktimat, gati 5 mijë prej tyre janë të moshës mbi 70 vjeç. Por nga na tjetër në mesin e tyre ka pasur me dhjetëra të  rinj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat