Krasniqi i reagon qeverisë Hoti lidhur me dialogun

Lajme

Krasniqi i reagon qeverisë Hoti lidhur me dialogun

Nga: B.F Më: 12 korrik 2020 Në ora: 20:06
Milazim Krasniqi

Profesori Universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi të tij në “Facebook”, i ka reaguar Qeverisë Hoti duke i thënë se Hoti po vazhdon të na sjell mjegull lidhur me negociatat, transmeton “Bota sot”.

Sipas tij nuk ka kurrfarë shansi që Serbia ta njohë Kosovën, përderisa nuk e ka njohur në vitin 2008, kur edhe ka qenë nën presion, tash Serbia është shtet i rehabilituar dhe i konsoliduar në skenën ndërkombëtare e nuk ka kurrfarë presioni prej askujt për Kosovën.

Postimi i plotë:

Hoti po vazhdon të shes mjegull lidhur me negociatat. Po na kallxon kopalla. Sot po na thotë se “po hymë në fazën finale të dialogut e që ka kuptim vetëm me njohje reciproke në mes dy vendeve.”E kam përsëritur me dhjetëra herë: nuk ka kurrfarë shansi që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Nuk e ka njoftë në vitin 1999, kur ka qenë e gjunjëzuar. Nuk e ka njoftë në vitin 2008, kur ka qenë nën presion të fortë. Ndërsa, tash Serbia është shtet i rehabilituar dhe i konsoliduar në skenën ndërkombëtare e nuk ka kurrfarë presioni prej askujt për Kosovën. Serbisë i duhet një “marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative”, për të marrë më shumë fonde nga Bashkimi Evropian. Kurrgjë tjetër. Për anëtarësim në BE nuk është e interesuar, sepse i del problem me Rusinë. More, merrni vesh e hiqni dorë nga optimizmi infantil! (Njohje nga Serbia, për një qeveri që varet nga Lista Serpska!) More mësoni të jetoni në realitet, se na fiket!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat