Ambasadori francez në Serbi: Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit – faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Lajme

Ambasadori francez në Serbi: Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit – faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 13:30
Jean-Louis Falconi

Ambasadori francez në Serbi, Jean-Louis Falconi tha sot se Franca është e përkushtuar për stabilitetin e qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor, që është, veç të tjerash, edhe kuptimi i samitit midis Beogradit dhe Prishtinës të mbajtur më 10 korrik në Paris.

Në një deklaratë zyrtare me rastin e 14 korrikut, festës kombëtare franceze, Falconi theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor në masë të madhe varet nga vazhdimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, raporton e përditshmja beogradase “Danas”..

“Ky është kuptimi i samitit midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt në 10 korrik në Paris, përmes video-konferencës, dhe i cili u bashkëkryesua nga Emmanuel Macron dhe Angela Merkel”, tha Falconi, i cili theksoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ranë dakord të vazhdojnë dialogun e ndërprerë në nëntor 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat