Dialogu Kosovë-Serbi, këto janë temat kryesore

Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, këto janë temat kryesore

Nga: F.B Më: 14 korrik 2020 Në ora: 12:21
Lajçak

Bisedimet për të zhvendosurit dhe të pagjeturit si dhe çështjet ekonomike duhet të jenë temat e takimit të së enjtes në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, që të dy palëve do ju mundësoj ringjalljen e bisedimeve të ngrira në nëntor 2018, shkruan “Kurir”, transmeton”Bota sot”.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq në Bruksel udhëton nesër, ku siç ka thënë e presin”bisedime të vështira” si dhe “se na duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë dhe të ruajmë interesat kombëtare”.

Përfaqësuesi i lartë i BE për politikë të jashtme ka thënë se video-takimet për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës një hap me rëndësi në normalizimin e raporteve.

“I dërguari special i BE Lajçak ka bërë punë të mirë. Ulemi së bashku, përsëri do të takohemi, dialogu vazhdoi dhe shpresojmë që do të jetë hap me rëndësi drejt normalizimit të raporteve mes Beogradit edhe Prishtinës” ka thënë Borel.

Përzgjidhja e temave në rundin e parë të procesit të bisedimeve që do të mbahet “fizikisht” si sheh Zoran Milivojeviç ish-shefi i misionit në Këshillin e Evropës që janë në interes për të dy palët që janë jo statusore.

“Kërkesat që ka parashtruar kryeministri Hoti në video-takim në Paris të premten e shuar kanë pamundësuar vazhdimin e dialogut dhe kjo ishte vërejtje e BE se nëse do vazhdimin duhet heq dorë nga qëndrimet. Andaj do të thosha se tash gjërat janë vënë në realitet pa marr parasysh rrymat brenda BE, që drejtohet nga Gjermania e që do donin që menjëherë të shkohet në njohje të ndërsjellë dhe të zgjidhen çështjet e hapura “biletarish”. Por as këto tema të nominuara nuk janë të lehta por mund të bisedohen” tha Milivojeviç.

Ndihmës i zyrës për Kosovën Petar Petkoviç tha se bisedimet janë direkt të ndërlidhura me rrugën evropiane të Serbisë dhe me atë edhe përparimin ekonomik të vendit: “Nëse duam më shumë paga, ne duhet të bisedojmë me shqiptarët sepse ka ndërlidhje të njëjtë për palët”.

Bisedat e fundit direkt me ndërmjetësimin e BE janë mbajtur me 8 nëntor 2018, ndërsa me 21 nëntor janë vendosur taksat për mallrat serbe që paralizoi bisedimet.

Për vazhdimin e dialogut presidenti Vuçiq dje takoi ambasadorin rus në Serbi Harçenko me të cilin bisedoi për situatën në regjion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat