Strehimoret për viktimat e dhunës në familje – rrugë drejt rehabilitimit

Lajme

Strehimoret për viktimat e dhunës në familje – rrugë drejt rehabilitimit

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Dhuna në familje është një ndër fenomenet më të përhapura në shoqërinë tonë, dhe si rrjedhojë është në përgjegjësinë e shtetit dhe komuniteti që të marrin masa për parandalimin e saj, si dhe të ofrojnë shërbimet e nevojshme për të mbijetuarat e dhunës në familje.

Vetëm gjatë vitit të kaluar në Kosovë janë shënuar 1,915  raste të raportimeve të dhunës në familje kurse në vitin 2018 janë raportuar 1,541 raste të dhunës në familje.

Strehimi i këtyre viktimave është një nga fazat fillesatre drejt rehabilitimit të tyre sepse me vendosjen e viktimës në strehimore nënkuptohet largimi nga ambienti i dhunshëm dhe ofrimi i sigurisë fizike dhe psikike.

Aktualisht në Kosovë funksionojnë dhe janë të licnesuara dhjetë strehimore për srehimin e viktimave të dhunës në familje, ku vetëm gjatë vitit 2019 kanë mundësuar strehimin586 viktimave të dhunës në familje të moshave dhe gjinive të ndryshme.Sipas Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale këto strehimore gjatë vitit të kaluar kanë strehuar 327 persona nën moshën 18 vjeçare dhe 295 të tjerë mbi moshë 18 vjeçare.

Nga zyra për informim e kësaj ministrie është thënë buxheti i ndarë për këto kap shifrën prej 450.000 euro.

“Për vitin 2020-të për financimin e OJQ-ve të licencuara që trajtojnë rastet e dhunës, dhe të cilat ofrojnë shërbimet e mbrojtjes dhe strehimit të viktimave të dhunës në familje, janë të planifikuara 450.000 euro”, thuhet në përgjigjien e Ministrisë.

Erza Kurti nga Rrjeti i Grave të Kosovës ka pohuar se për secilën qendër Ministria e Punëve dhe Mirëqenies Sociale ka ndarë rreth 50 mijë euro. Sipas saj strehimoret gjithmonë kanë qenë pika referente për gratë që kanë përjetuar dhunë në familje duke ofruar siguri dhe mbështetje për to.

Image

 

Erza Kurti – RRGK

Kurti ka shtuar se Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale tashmë ka arritur që t’ju mbuloj nevojat strehimoreve, por çdo herë mbetet nevoja për më shumë shumë mbështetje. Mirëpo Kurti ka theksuar që gjatë kësaj kohe nuk është ndarë ndonjë buxhet shtesë për strehimoret.

“Nuk ka pasur buxhet shtesë për strehimoret gjatë pandemisë, ato kanë pranuar vetëm donacione të pajisjevetë nevojshmenga organizata ndërkombëtare dhe jo-qeveritare”, ka shtuar ajo.
Një nga dhjetë strehimoret që strehojnë viktimat e dhunës në familje është edhe Qendra për Mirëqenien e Gruas në Komunën e Pejës

Image

QMG – Pejë

Kjo Qendër posedon afër 18 shtretër, ku gratë që përjetojnë dhunë gjejnë strehim, akomodim, ushqim, veshmbathje, shërbime shëndetësore, vizita në gjenekologji, këshilla psiko-sociale, po ashtu edhe aktivitete kulturore e arsimore.

Sipas drejtoreshës Ardita Ramizi Bala në këtë qendër aktualisht janë të vendosur gjashtë pesona , mirëpo ndonjëherë këtu vendosen më shumë persona, që kalojnë kapacitetet e kësaj qendre.

“Për momentin kemi 4 gra, 2 vajza dhe një fëmijë. Ne kemi 18 shtretër por kame raste kur kemi të strehuara edhe 26 persona, zakonisht nënat flejnë me fëmijët e tyre dhe e shfrytezojmë dyshekët portabel për mos e refuzuar gruan e cila ka nevojë për ndihmë”, ka thënë ajo.

Qendra për Mirëqenien e Gruas në Pejë nuk pranon në këtë strehimore fëmijet e gjinisë msashkullore mbi 12 vjeç. Ramizi – Bala thotë se këta fëmijë vendosen në Strehimoren e fëmijëve në Prishtinë. Sipas saj kjo bëhet për shak se në strehimore vendosen në dhomat e përbashkëta edhe vajza të moshës 13-16 vjeçare.

Image

QMG – Pejë

Erza Kurti thotë se Strehimoret nuk shkelin të drejtat e personave që vendosen për strehim në këto qendra.

“Strehimoret nuk kanë shkelur ndonjë të drejtë të personave që banojnë në këto shtëpi, ato vetëm ofrojnë shërbime për rehabilitim dhe riintegrim, si këshillim psikologjik, ligjor, strehim dhe çkado që kanë nevojë të mbijetuarit e dhunës në familje”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa Ertan Basha profesor i Psikologjisë në Kolegjin AAB ka deklaruar se dhënia fund e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave nuk është e rëndësishme vetëm për të drejtat e secilit fëmijë, por edhe për komunitetet dhe shoqëritë e shëndetshme.

Sipas Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, dhe Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, bazuar në implementimin e Programit të Kosovës kundër Dhunës në Familje si dhe monitorimin e implementimit të Procedurave Standarde të Veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje, viktimat e dhunës në familje qëndrojnë të strehuara sipas planit individual gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi. Edhe pas kësaj periudhe institucionet relevante bëjnë rivlerësimin e rrezikut dhe pas kësaj u vazhdohet qëndrimi dhe i ofrohen shërbimet e strehimit dhe riintegrimit.

Përfundimi i të gjitha formave të dhunës – në familje, në shkollë, në bashkësi dhe në shtete të shkatërruara nga konflikti – është me rëndësi thelbësore për të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve dhe një të ardhme të qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat