Pacolli ia huq keq me Merkelin derisa provon t’ia uroj ditëlindjen
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka provuar sot që t’ia uroj ditëlindjen kancelares gjermane, Angela Merkel.
Por Pacolli ia ka huqur keq.
Ai në llogarinë e tij në twitter e ka bërë ‘tagg’ një llogari false në emër të kanceclares gjermane, duke qenë se vetë Merkel s’ka llogari zyrtare.
Urimin, Pacolli ishte munduar që ta shkruante në gjuhën gjermane, megjithatë nuk i ka arritur në adresën e duhur.