Kush e ka shitur Kosovën sipas serbëve – prej nga u krijuan shqiptarët dhe si u lejua spastrimi etnik i serbëve nga Kosova nën patronatin e Titos

Lajme

Kush e ka shitur Kosovën sipas serbëve – prej nga u krijuan shqiptarët dhe si u lejua spastrimi etnik i serbëve nga Kosova nën patronatin e Titos

Nga: F. B. Më: 17 korrik 2020 Në ora: 18:04
Foto ilustrimi i përdorur nga media serbe

“Drama” e Kosovës zgjat tash e shumë vite, që ne si popull dhe shtet e kemi ndierë në lëkurën tonë shumë herë dhe jemi ka e përjetojmë faktikisht edhe sot shkruan ”Alo” transmeton “Bota Sot”.

Çdo ditë tek ne arrijnë informacione për sulmet ndaj serbëve dhe objekteve fetare e manastireve serbe që ndodhen në Kosovë, numri i të cilëve është i madh. Pikërisht ky territor rreth së cilës edhe bëhen përpjekje e luftëra përbën djepin serb. Kush i ka dhënë vetës të drejtë që pikërisht këtë territor të ju premtoj shqiptarëve, popull që u krijua artificialisht nga fiset jermene që seli kishin Kaukazin larg Ballkanit e Serbisë?

Njeriu që Kosovën iu premtoi shqiptarëve si “etnikisht të pastër” praktikisht duke iu lejuar që nga Kosova të përndjekin dhe dëbojnë serbët në mënyrën më brutale është njeriu i njëjtë që me urdhër të Vatikanit krijoi “Jugosllavinë e dytë”, ai është “ biri më i madh i kombeve dhe kombësive që në opinion u prezantua si Josip Broz Tito.

Ky njeri me prejardhje të dyshimtë duke u prezantuar si kroat dhe katolik, serbët dhe Serbinë e ka urryer hapur. Këtë urrejtje nuk është përpjekur bile as ta fsheh. Përkundrazi shkatërrimi i Serbisë ishte “plani i madh” që gati edhe e u arrit.

Trazirat filluan në vitet 1980 të shekullit të kaluar në territorin e Kosovës. Shqiptarët kështu në një farë mënyre nisën shkatërrimin e Jugosllavisë, atë që “Josip Broz Tito” dhe Vatikani e krijuan. Për serbët që janë këtu që nga lashtësia, Kosova është njëjtë siç është Jerusalemi për jevrejtë.

Kjo është shenjëtria më e madhe serbe. Këtu është e nevojshme një njohje e caktuar e historisë. Në Kosovë ndodhen objektet më të rëndësishme fetare serbe që nga 19004. Shqiptarët e dëbuar nga Kosova , gjate luftës së dytë u kthyen në territorin në mbrojtje të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat