Javën e ardhshme Gjykata i vendos masën e sigurimit shtëpisë 1 milionëshe të shoqërisë civile

Lajme

Javën e ardhshme Gjykata i vendos masën e sigurimit shtëpisë 1 milionëshe të shoqërisë civile

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të vendosë masën e sigurimit për shtëpinë e shoqërisë civile, por për ta bërë të plotfuqishme këtë vendim ka kërkuar nga paditësit që t’i deponojnë 9 mijë euro si masë e sigurimit nëse të paditurve iu shkaktohet ndonjë dëm gjatë kohës kur vendimi është në fuqi.

Aktvendimin e ka nxjerr gjyqtarja Lendita Berisha, më 15 korrik, derisa kundër këtij vendimi s’lejohet ankesë.

“…Gjykata ka vendosur t’i detyrojë propozuesit e sigurimit, që në emër të garancisë për masën e sigurimit të deponojnë secili shumën prej 3 mijë euro, gjithsejtë shumën prej 9 mijë euro”, thuhet në Aktvendimin e Themelores.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat