Limaj: Vendimi i GJND-së mbetet ndër sukseset më të mëdha të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare

Lajme

Limaj: Vendimi i GJND-së mbetet ndër sukseset më të mëdha të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare

Nga: B.F Më: 22 korrik 2020 Në ora: 11:29
Fatmir Limaj

Kreu i Nismes Socialedemokrate, Fatmir Limaj përmes nje postimi të tij në facebook, ka shkruar se,një dekadë më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e legjitimoi pavarësinë e Kosovës,transmeton “Bota sot”.

Ai ka thënë se vendimi i 22 korrikut te vitit 2010 rrumbullaksoi subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Një dekadë më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e legjitimoi pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Vendimi i 22 korrikut të vitit 2010 rrumbullaksoi subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Vendimi i GJND-së mbetet ndër sukseset më të mëdha të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, duke vulosur kështu përpjekjet dhe aspiratat tona shekullore për Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat