Përfundon protesta e Telekomit, Hoti premton zgjidhje

Lajme

Përfundon protesta e Telekomit, Hoti premton zgjidhje

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:41
Foto nga vendi ngjarjes

(E plotësuar) - Përfundon protesta e punëtorëve të Telekomit të Kosovës pas një takimi që pati kryetari i sindikatës së kësaj kompanie me kryeministrin Avdullah Hoti.

Kryetari i sindikatës Lamih Balaj tha se kryeministri Hoti ka premtuar se asnjë vend i punës në Telekom nuk do të humb.

Po ashtu kryeministri sipas tij ka thënë se çështja e Telekomit është në përgjegjësi të Qeverisë dhe ka kërkuar që të ndërpritet protesta dhe punëtorët të shkojnë në vendet e tyre të punës.

Pas kësaj, protestuesit janë shpërndarë të qetë.

​Fillon protesta e punëtorëve të Telekomit, kërkohet zgjidhje për bllokadën e krijuar

Ka filluar protesta e punëtorëve të Telekomit për të shprehur shqetësimet e tyre për bllokimin e xhirollogarive bankare dhe fillimit të tërheqjes së një pjese të mjeteve nga Dardafon.

Dhjetëra protestues të kompanisë publike Telekom të cikët po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, njëzëri kanë kërkuar nga partitë parlamentare në kuvend të jenë unik për zgjidhjen e bllokadës që ia ka bërë Dardafon Telekomit.

Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Telekomit Lamih Balaj duke e quajtur Blerim Devollin kriminel ka thënë se Dardafon me këtë ndërhyrje në pasurinë publike po ua mbyllë derën 3 mijë e 500 punëtorëve.

Balaj ka kërkuar nga deputetët t’i bashkohen protestës.

Grupi parlamentar i VV-së ka dalë nga seanca për të mbështetur protestuesit, ku shefi i këtij Grupi Rexhep Selimi theksoi se ajo çfarë po ndodhë në Telekom është e pa tolerueshme nga ane Devollëve.

Tashmë organizatorët e kësaj proteste pas ftesës që iu bëri kryeministri Avdullah Hoti kanë shkuar në një takim në Qeveri.

KosovaPress dje ka raportuar edhe për tërheqjen e rreth 3.5 milionë eurove nga “Z-mobile”

Protestuesit të cilët po mundohen ta mbajnë distancë në këtë kohë pandemie, nuk kanë përjashtuar mundësinë se do protestojnë 24-orë para Qeverisë deri në përmbushjen e kërkesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat