Musliu-Shoshi: Kërkon përkrahje institucionale për gratë e dhunuara gjatë luftës

Lajme

Musliu-Shoshi: Kërkon përkrahje institucionale për gratë e dhunuara gjatë luftës

Nga: B.F Më: 23 korrik 2020 Në ora: 20:28
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi  në facebook, ka përshëndetur inaugurimin e «Këndit të Kurajos» i cili u vendos të bëhet në hapsirat e Kuvendit, në të cilin kënd do të vendosen punimet e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas saj është e rëndësishme, që këto gra të marrin përkrahjen e duhur institucionale në mënyrë që jeta e tyre të jetë më e lehtë dhe më e barabartë në shoqëri,përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

E përshëndes inaugurimin e «Këndit të Kurajos» i cili u vendos të bëhet në hapësirat e Kuvendit të Republikës, në të cilin kënd do të vendosen punimet e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Është shumë e rëndësishme që këto gra të marrin përkrahjen e duhur institucionale në mënyrë që jeta e tyre të jetë më e lehtë dhe më e barabartë në shoqërinë kosovare.

Si deputete dhe si institucione duhet të bëjmë hapa konkret që këto gra të kenë mbështetje shëndetësore, rehabilitim dhe mundësi të punësimit në mënyrë që t’i përmbushim standardet ndërkombëtare të përkujdesjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat