Miletiç: Shqiptarët kanë heq dorë nga dialogu - pozicioni i Serbisë duhet të ndryshohet

Lajme

Miletiç: Shqiptarët kanë heq dorë nga dialogu - pozicioni i Serbisë duhet të ndryshohet

Nga: F. B. Më: 25 korrik 2020 Në ora: 13:09
Ilustrim

Drejtori i Qendrës për globalizim Dejan Miletiç ka thënë se konstatimi i Hotit se lotimi për pranimin e Kosovës nuk është suspenduar, kjo është minim i pozitës së Grenellit dhe asaj që administrata Tramp dhe ShBA kanë bërë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Miletiç në deklaratën për Kosovonline tha se qëndrimi i kryeministrit të Kosovës direkt dëshmon se shqiptarët kanë heq dorë nga çfarë do lloj bisede që do të ishte konstruktiv dhe se nuk sheh kuptim për vazhdimin e bisedimeve pas këtyre deklaratave.

Ai deklaratën e Hotit e konsideron minim të pozicionit të Grenellit dhe administratës së Trampit, që ka kërkuar dialog të hapur të bazuar në interesin e qytetarëve, uljen e tensioneve dhe realizimit të projekteve të natyrës ekonomike.

“Nga kjo shihet se me këtë hapa ata hedhin poshtë gjithçka që ka bërë Grenell, se ata nuk duan dialog serioz dhe se e gjitha bëhet për të fituar kohë në pritje të zgjedhjeve amerikane dhe çdo gjë e bëjnë në atë drejtim” tha Miletiç.

Pozicioni i Serbisë që është tolerant , duhet të ndryshoj,ë duhet të kalojnë në pozicion aktiv sepse nëse Prishtina nuk respekton marrëveshjen atëherë edhe Serbia ka të drejtë të kërkoj tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ka vlerësuar ai.

“Nuk di çka duhet të ndodhë që ShBA dhe BE të reagojnë, është e turpshme që gjithë kohën heshtin në anulimin e gjithë asaj që përpara janë pajtuar” tha ai.

Serbia e di me kënd ka punë dhe nuk shoh pse duhet tolerohet sjellja e këtillë, nëse Prishtina nuk ka forcë që të jetë e pranishme. Thjeshtë nuk shoh pse të humb Beogradi kohë, ka thënë ai.

Duhet konstatuar se edhe në këtë mënyrë rrezikohet siguria në këtë pjesë të Evropës dhe nuk shkohet në zgjidhje konstruktive ka përfunduar Miletiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat