Kadrijaj përkujton me krenari Enver Zymberin

Lajme

Kadrijaj përkujton me krenari Enver Zymberin

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 14:14
Time Kadrjaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrjaj përmes një postimi në facebook,ka kujtuar me krenari heroin e pavarësisë ,Enver Zymberin.

Ajo ka thënë se aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vite më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës,transmeton “Bota sot”.

Sipas saj, Kosova është shtet, dhe shteti duhet respektuar.

Postimi i plotë:

Në çdo 25 Korrik e kujtojmë me krenari Heroin e pavarësisë, Enver Zymberin.

Ai ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e shtetit tonë.

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vite më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës.

Sepse Kosova është shtet, dhe shteti duhet respektuar!

Enveri do të kujtohet gjithmonë për guximin e dëshmuar në mbrojtjen e Republikës së Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat