Mjeken serbe e “çmend” deklarata e Dua Lipës: Kush është ajo, a e vizatoi ajo vet atë hartë?

Lajme

Mjeken serbe e “çmend” deklarata e Dua Lipës: Kush është ajo, a e vizatoi ajo vet atë hartë?

Nga: A.Zh Më: 27 korrik 2020 Në ora: 10:27
Dua Lipa, Darija Kisiç Tepavçeviq

Epidemiologja dhe zv.drejtoresha e Institutit për Shëndetin Publik Darija Kisiç Tepavçeviq, ka komentuar deklaratën e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, se “Kosova nuk është Serbi”.

Ajo në emisionin "Hit Tweet" zbuloi se ajo nuk e dinte kush ishte Dua Lipa dhe se kurrë nuk kishte dëgjuar për të dhe më pas ajo shprehu mendimin e saj për tërë historinë, shkruan telegrafi serb, përcjell Bota sot.

“Nëse e kuptoja saktë, është një deklaratë në Twitter e një zonje ose një zonjushe që merret me muzikë dhe ajo shkaktoi kaq shumë zhurmë dhe prodhoi kaq shumë komente dhe diskutime, dhe pastaj pyes veten nëse fjala e të gjithëve ka fuqi ...”, deklaroi Kisiç Tepavçeviq.

Ajo ka pyetur se a e ka vituar Lipa vet hartën, duke thënë se deklarata e saj është përpjekje për politizëm.

“Artistët kanë qenë gjithmonë ata që i lidhin njerëzit. Arti është i mrekullueshëm dhe duhet të mbetet i tillë. Kjo është padyshim një përpjekje për politizim. A e vizatoi ajo vetë atë hartë? Dhe se duhet të jetë pak para negociatave në Bruksel”, ka shtuar epidemiologia./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat