Haradinaj: Uron popullin liridashës të Sanxhakut

Lajme

Haradinaj: Uron popullin liridashës të Sanxhakut

Nga: B.F Më: 29 korrik 2020 Në ora: 11:53
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se tridhjetë vjet më pare populli liridashës  i Sanxhakut ka themeluar Partinë e Aksionit Demokratik.

Sipas tij kjo parti ishte një lëvizje që artikuloi kërkesat popullore, kundrejt shtypjes nga regjimi i Millosheviqit.

Ai ka thënë se shfrytëzon rastin, që themeluesin e partisë, z. Sulejman Ugljanin dhe popullin e Sanxhakut, ta uroj në këtë ditë të shënuar, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë:

 Tridhjetë vjet më parë, populli liridashës i Sanxhakut, themeluan Partinë e Aksionit Demokratik. Kjo parti ishte një lëvizje që artikuloi kërkesat popullore, kundrejt shtypjes nga regjimi i Millosheviqit. Sot, shfrytëzoj rastin, që themeluesin e partisë, z. Sulejman Ugljanin dhe popullin e Sanxhakut, ta uroj në këtë ditë të shënuar. Njëkohësisht, duke përkrahur kërkesat e tyre legjitime, i ftoj që të qëndrojnë së bashku, se vetëm ashtu mund të realizojnë qëllimet e përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat