Humaniteti në kohë pandemie/ Shqiptarët nga Bujanoci nuk shkuan në Haxh, ndërtuan dy puse në Afrikë

Lajme

Humaniteti në kohë pandemie/ Shqiptarët nga Bujanoci nuk shkuan në Haxh, ndërtuan dy puse në Afrikë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 13:23
Foto

Për shkak të pandemisë COVID-19 e cila e ka goditur gjithë botën, prindërit e Luan Sadikut nga Komuna e Bujanocit nuk kanë shkuar sivjet në Haxh dhe paratë e planifikuara për t’i shpenzuar në vendin e shenjtë i kanë dërguar në vendin e varfër afrikan, Togo, ku kanë ndërtuar dy puse për banorët lokal.

Për këtë gjest të madh të familjes Sadiku nga Bujanoci ka raportuar edhe edicioni i BBC-së në gjuhën serbe, ku thuhet se Bujanoci dhe Togo janë larg njëri-tjetrit rreth 4000 kilometra dhe po aq larg ka udhëtuar ndihma humanitare që e ka dërguar familja Sadiku në një fshat të Togos për t’i ndërtuar dy puse me ujë të pijshëm për familjet që jetojnë në varfëri ekstreme.

“Kanë dëshiruar të shkojnë në Haxh në Mekë, por nuk kanë mundur, prandaj mjetet i kanë dërguar për ata që kanë më së shumti nevojë”, shkruan mes tjerash sot BBC.

Madje në puset e këtij fshati të Togos është ngjitur një mbishkrim, ku bëhet e ditur se të njejtit janë ndërtuar me ndihmën e qytetarëve nga Bujanoci.

Përndryshe, komuniteti musliman në gjithë botën sot festoon Festën e Kurban Bajramit.

Arabia Saudite ka lejuar një numër të kufizuar të njerëzve për të marr pjes në haxb, në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e COVID-19

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat