Koronavirusi “Hajde rren hajde!”

Lajme

Koronavirusi “Hajde rren hajde!”

Nga: Gani Mehmetaj Më: 1 gusht 2020 Në ora: 12:19
Gani Mehmetaj

Të jesh i kujdesshëm ndaj pandemisë, është mençuri, të zdërhallesh dhe ta nënçmosh është veprim prej budallai. Druaj se jo pak bashkëkombës të mi me rrezikun e infektimit me koronavirus sillen me shkujdesje të pafalshme, ngjashëm me llapjanin që e shihte aeroplanin mbi kokë dhe, meqë s'donte ta besonte, i thoshte vetës: " Hajde rren, hajde!". I takon çdo ditë në vetëshërbim, rrugë, autobusë, zyre, institucione.

Pastaj kur kësaj marrëzie ia shtojmë edhe teoritë e përbetimit (konspiracionit) të propaganduar nga majtistët dhe islamistët, marrëzia bëhet e plotë.

Një shtrese budallenjsh kur ua tërheq vërejtjen, të thonë: mos u ruej, si ta ketë shkruar Zoti. A merret zoti me budallenj?

Nëse ju ahmakët keni vendosur të vdisni kot ngase jeni ahmak, kini mëshirë ndaj të afërmve tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat