Djali sekret i Pablo Escobar zbulon ku ka fshehur milionat Lordi i Kokainës

Lajme

Djali sekret i Pablo Escobar zbulon ku ka fshehur milionat Lordi i Kokainës

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 19:11
Roberto Sendoya Escobar dhe Pablo Escobar

Djali i parë i Pablo Escobar ka zbuluar se është shpëtuar gjatë një përplasjeje me armë zjarri që e la nënën e tij të vdekur, nga një agjent MI6, i cili më pas e adoptoi atë.

Roberto Sendoya Escobar, që tani jeton në Majorka të Spanjës nën emrin Philip Ëitcomb, e përshkruajti si një moment të jashtëzakonshëm kur në vitin 1989 i treguan se kush ishte babai i tij i vërtetë.

54-vjeçari që po flet para lançimit të librit “Djali i Escobar: i pari i lindur” (Son of Escobar: First Born) gjithashtu zbuloi se e dine se ku i ati i vet kishte fshehur milionat e groposura që ende janë mister.

Për BBC ai tha: “Shpesh e pyesja babain tim që më adoptoi se çfarë lidhje kisha me imazhet që më kujtonin një grua me fustan të kuq dhe ato zhurmat e armëve. Janë imazhe që më kanë ngelur në kokë nga fëmijëria. Atëherë nuk e kuptoja se çfarë ishin, por babai im më tregonte”.

Agjenti i MI6 shpesh e dërgonte të birin të vizitonte Pablo Escobar-in në Medejin në një farë mënyre edhe për të mbajtur nën kontroll lordin e kokainës.

Djali i Escobar thotë se Pablo i kishte dhënë disa kode të cilat do t’i deshifrojë për të kuptuar se ku ka fshehur milionat që ende nuk janë gjendur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat