Për 7 javë, 911 qytetarë nga Kosova me koronavirus kanë hyrë në Gjermani

Lajme

Për 7 javë, 911 qytetarë nga Kosova me koronavirus kanë hyrë në Gjermani

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 08:18
Foto Ilustrim

Ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj ka zbuluar shifra shqetësuese për kosovarët e kthyer pas pushimeve në Gjermani

Cufaj tha se vetëm për 7 javët e fundit, 911 kosovarë që kanë hyrë në Gjermani kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Për 7 javë në Gjermani kanë hyrë 911 shtetas kosovarë pozitivë me COVID-19, kjo pas kthimit nga pushimet”, tha Cufa.

Cufaj po ashtu tha se kushdo që hyn nga Kosova në Gjermani do të testohet për COVID-19.

“Kush hyn nga Kosova në Gjermani duhet të testohet për COVID-19”, tha Cufaj.

Kujtojmë se në Kosovë ka një rritje të madhe të numrit të rasteve me COVID-19, po ashtu edhe numri i të vdekurve është rritur dhe institucionet zyrtare kanë thënë tani se situata është rënduar.

IKSHPK’ja ka apeluar të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e ndërmarra, të mbajnë maskat, të ruajnë distancën dhe të lajnë duart. Po ashtu është rekomanduar që të shmangen vizitat familjare pasi situata është e rënduar tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat