Edhe 4 të vdekur me COVID në Kosovë

Lajme

Edhe 4 të vdekur me COVID në Kosovë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 12:07
Foto Ilustrim

 

Edhe katër qytetarë të infektuar me COVID-19 në Kosovë kanë vdekur. Këta janë nga komunat veriore të Kosovës.

Këtë e ka treguar epidemiologu Aleksandar Antonijeviq.

Dy nga të vdekurit janë qytetarë të Mitrovicës së Veriut dhe dy të tjerët nga Leposaviqi.

Ndërsa janë infektuar edhe 23 qytetarë, derisa 5 janë shëruar.

Nga të infektuarit tre janë nga Mitrovica e Veriut, 6 nga Zveqani, 2 nga Leposaviqi, 1 nga Zubin Potoku, 3 në Graqanicë, 2 në Gjilan, 4 në Shtërrpcë dhe 2 në Kamenicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat