100 klinika private duan të kryejnë teste për koronavirus, a do t’i lejojë Ministria e Shëndetësisë?

Lajme

100 klinika private duan të kryejnë teste për koronavirus, a do t’i lejojë Ministria e Shëndetësisë?

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Numri i rasteve të ditëve të fundit të konfirmuara me COVID-19 po shihet si rrezik për qytetarët e vendit tonë, derisa shëndetësia nëse vazhdohet i njëjti ritëm ka paralajmëruar se mund të futet në kolaps.

Ndërsa, për numrin e testimeve që po kryhen vazhdon të ketë kritika, veçmas nga opozita, të cilët vazhdimisht kanë thënë se janë në numër të vogël.

Derisa, Ministria e Shëndetësisë, javën e kaluar kishte nisur shqyrtimin e aplikacioneve të institucioneve private që kanë aplikuar për testim dhe të rriten kapacitetet testuese edhe në testime serologjike krahas atyre me PCR që kryhen në IKSHPK.

Zyra e Informimit nga MSH, ka thënë se tashmë mbi 100 klinika private kanë aplikuar për të kryer këto testime.

“Deri tash numri i klinikave që kanë aplikuar për të bërë testin serologjik me PCR është 103. Komisioni ka filluar prej të hënës të shqyrtojë aplikacionet. Sapo t’i kenë përfunduar të gjitha shqyrtimet do të karakterizojnë ato që i plotësojnë kushtet”.

Ndërsa sa i përket çmimit se sa do të kushtojë të kryhet një test i tillë në klinika private, nga MSH thonë se kjo s’është e definuar, pasi sektori privat i nënshtrohet konkurrencës dhe tregut të lirë.

Por, gjatë këtij pesë mujori, pati edhe klinika që në mënyrë ilegale ka kryer teste për COVID-19, të cilat edhe u gjobitën.

“Tri institucione private shëndetësore janë dënuar për shkak të kryerjes ilegale të testeve për SARS Cov-2 (COVID)”, thuhet nga zyra e MSH-së per Indeksonline.

Sipas këtij institucioni, teste molekulare (PCR) pritet që të kryhen ka fundi i gushtit edhe në 7 Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike në 7 qytetet e mëdha të Kosovës, Qendra këto që janë nën autoritetin e IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat