Dodik sulmon Palmerin: Kurdo që vjen, vetëm dëme shkakton

Lajme

Dodik sulmon Palmerin: Kurdo që vjen, vetëm dëme shkakton

Nga: F.B Më: 8 gusht 2020 Në ora: 11:43
Milorad Dodik

Anëtari serb i kryesisë së BiH Milorad Dodik vlerësoi paraqitjet e përfaqësuesit special të Departamentit të Shtetit për Ballkan Metju Palmer, si vazhdimësi e politikës së tij të njohur për përzierje dhe përpjekje të arbitraritetit kur bëhet fjalë për çështje të brendshme të vendeve kudo që paraqitet, shkruan "Novosti", transmeton “Bota Sot”.

Palmer më herët ka deklaruar se institucionet e BiH "duhet të fisnikërohen” me qëllim që të mundësojnë që sistemi të funksionojnë dhe që ai vend të përmbush kriteret për anëtarësi në BE.

Sipas Dodoj, Palmer kryesisht sjell zgjidhje që janë në dëm të popujve edhe shteteve ku vjen në të cilat “duke anashkaluar realitetin strikt tenton të imponon zgjidhje”:

“Ky Palmer i njëjtë i takon ekipit që krijoi marrëveshjen e Dejtonit, e ai e shkel, duke imponuar zgjidhje, kërcënon me sanksione secilin që nuk përmbush dëshirat e tij, duke anashkaluar përcaktimet e marrëveshjes së njëjtë”, tha Dodik.

Dodik shtoi se është e qartë se ai favorizon vende edhe elita politike që pranojnë në atë që ai t'ua caktojë politikat e brendshme dhe ironia të jetë edhe më e madhe i quan demokraci:

“Nëse kjo kjo ësht demokraci si ai e sheh, ne asnjëherë nuk do të pranojmë”, tha ai.

Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe asaj se marrëveshja duhet të sjellë njohjen e ndërsjellë mes Beogradit edhe Prishtinës, Dodik ia përkujtoi Palmerit se Serbia është moti shtet i pranuar ndërkombëtarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat