Doktori i QKUK ka një kërkesë për të gjithë

Lajme

Doktori i QKUK ka një kërkesë për të gjithë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 08:49
Foto Ilustrim

Liridon Bujupi, doktor në QKUK përmes një statusi ka folur për sfidal profesionale gjatë kësaj kohe.

“Këto 5 muaj ishin ndër muajt më sfidues në jetën profesionale: ngarkesa, lidhje, pamundësi për të pushuar e të injoruar nga deputetët tanë. Mirëpo falënderimet e pacientëve që vinin në gjendje të rënduar ishin pjesa më e bukur e kësaj kohe dhe pjesa për të cilën ndihemi të bekuar”, ka shkruar ai mes tjerash në statusin e tij.

“Ti qytetar i dashur që je ul në kolltukun tënd komod dhe je përball facebook-ut duke sharë e ofenduar profesionistët shëndetësor tu kisha lut që të ndalesh, mos harro që me vdekjen e një familjari tënd vdes edhe një pjesë e shpirtit tonë”, ka shtuar tutje ai.

Kujtojmë faktin se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 172 raste të reja me Covid-19, derisa 114 të tjerë janë shëruar.

Image
Doktori i QKUK-së

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat