Serbia “vërshon” me mallra tregun e Kosovës

Lajme

Serbia “vërshon” me mallra tregun e Kosovës

Nga: F.B Më: 11 gusht 2020 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Vetëm pak muaj pas heqjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe të qeverisë së Kosovës, tregu i Kosovës përsëri është “vërshuar” me mallra nga Serbia, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Sipas të dhënave zyrtare nga muaji qershor thuhet se Serbia ia ka dal të eksportoj më shumë mallra se vendet tjera në Kosovë.

“Serbia ia dal të rikthej tregun e Kosovës dhe të ketë primarin ndaj vendeve anëtare të CEFTA-së kur bëhet fjalë për eksportin e mallrave në Kosovë”.

Kështu sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë muajit qershor Serbia ka eksportuar mallra në vlerën 18 milionë euro, duke tejkaluar Shqipërinë e cila në periudhën e njëjtë ka eksportuar në Kosovë 17, 6 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat