​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personit të kërkuar

Lajme

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personit të kërkuar

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 16:46
Personi

Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që ka ndodhur në janar të vitit 2020, në Prishtinë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. Faleminderit për bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat