Oda e Mjekëve i reagon ashpër Ilir Tolajt: Na bëri vrastarë, Prokuroria dhe Fakulteti i Mjekësisë të marrin masa

Lajme

Oda e Mjekëve i reagon ashpër Ilir Tolajt: Na bëri vrastarë, Prokuroria dhe Fakulteti i Mjekësisë të marrin masa

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 13:08
Iilir Tolaj

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Ilir Tolajt, i cili tha se vdekjet nga Covid-19 po shkaktohen nga pakujdesia dhe sistemi joadekuat i mjekimit intensiv në spitalet e Kosovës.

Oda e Mjekëve ka thënë se këto deklarata të Tolajt vijnë në kohën kur mjekët në Kosovë po infektohen dhe po vdesin nga Covidi. OMK ka deklaruar se Tolaj me deklaratën e tij i ka baltosur mjekët dhe i ka bërë vrastarë duke ulur reputacionin e tyre në shoqëri.

“Është më se e lehtë që nga kolltuqet e studiove televizive, pa e kaluar asnjë ditë e orë të vetme për t’u ballafaquar me tmerrin e pasojave që po shkakton virusi, të flitet me lehtësi sugjeruese se çfarë duhet bërë. Mirëpo këtu nuk qëndron problemi, sepse krahas sugjerimeve dhe kritikave menaxhuese, kemi të bëjmë me akuza të rënda për veprim johumane që i vihen në barrë mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë”, thuhet në reagimin e OMK-së.

Oda e Mjekëve i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetoj rastet nëse ka neglizhencë gjatë kujdesit ndaj pacientëve, por në rast se neglizhenca nuk vërtetohet, atëherë të merren masa ndaj deklarimeve publike të Ilir Tolajt.

“Po ashtu bëjmë thirrje organeve punëdhënëse që të verifikojnë ligjshmërinë dhe aspektin etik të të punësuarve të vet, në këtë rast Fakultetit të Mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në reagimin e Odës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat