Partia Agrare Ambientaliste bën thirrje të votohen kandidatët shqiptarë në Mal të Zi

Lajme

Partia Agrare Ambientaliste bën thirrje të votohen kandidatët shqiptarë në Mal të Zi

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 08:38
Ilustrim

Partia Agrare Ambientaliste u bëri thirrje publike shqiptarëve në Mal të Zi të unifikohen, bashkohen dhe përkushtohen për të votuar kandidatët shqiptarë që angazhohen për stabilitetin e Malit të Zi dhe paqen e prosperitetin në Ballkan.

“Liritë e tyre politike, ekonomike, kulturore dhe etnike mund të rriten, zgjerohen, mbrohen dhe garantohen më mirë, duke rritur peshën në përfaqësimin politik dhe kontributin pozitiv të shqiptarëve në Malin e Zi në perspektivën euro-atlantike të Malit të Zi”, thuhet në thirrjen e PAA.

“Të drejtat e shqiptarëve -vijon apeli- duhet të garantohen jo nga individë të veçantë, por nga respektimi nga çdo lider dhe qeveri në Malin e Zi të kritereve të Kopenhagënit dhe të standardeve më të mira të demokracive funksionale. Për lutjet për të votuar për një individ të caktuar kanë mentalitet jo demokratik dhe autoritarian”.

Partia Agrare Ambientaliste shton se kontributi pozitiv i shqiptarëve në momente të vështira në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe kontributi i përhershëm për paqen dhe prosperitetin në Ballkan janë vlera thelbësore të kombit shqiptar të cilat nuk duhet t’i cenojë asnjë politikan që synon përfitime personale jo vetëm elektorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat