Pas tetë orësh Ali Ahmeti përfundon intervistimin për Specialen, vazhdon nesër

Lajme

Pas tetë orësh Ali Ahmeti përfundon intervistimin për Specialen, vazhdon nesër

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 11:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Para pak çastesh ka përfunduar intervistimi tetë orësh i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai u intervistua në ndërtesën e EULEX-it në Prishtinë, ndërsa do të vazhdojë të merret në pyetje edhe ditën e nesërme.

Ahmeti po merret në pyetje nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Nga kabineti i tij ende nuk kanë folur rreth këtij procesi.

***

Po bëhen rreth tetë orë prej kur ka filluar intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ky i fundit po merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit në objektin e EULEX-it nga Specialja.

Intervistimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Qe tri orë po vazhdon intervistimi i Ali Ahmetit nga Specialja 

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, i cili është edhe kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut ka rreth tre orë që është duke u intervistuar nga Gjykata Speciale në Prishtinë.

Intervistimi i tij ka filluar në orën 9 e 30 të mëngjesit të së mërkurës, derisa intervistimi i tij po vazhdon ende.

Ahmetit ftesa nga Specialja i kishte shkuar në muajin korrik të këtij viti, derisa ai kishte shprehur gatishmërinë e menjëhershme për t’u paraqitur përpara Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

***

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale.

Intervistimi i tij ka filluar në ora 9 e 30. Intervistimi i Ahmetit do të vazhdojë edhe nesër.

Intervistimi i Ahmetit është duke u bërë në Prishtinë ne objektin e EULEX’it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat