Të hënën takimi Vuçiq-Hoti në Bruksel me tri tema tjera të bisedimeve

Lajme

Të hënën takimi Vuçiq-Hoti në Bruksel me tri tema tjera të bisedimeve

Nga: F.B Më: 5 shtator 2020 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Raundi i katërt i dialogut do të mbahet gjatë këtij vikendi në nivelin e ekspertëve, ndërsa të hënën u planifikua takimi në nivel të liderëve në prani të përfaqësuesit të lartë të BE-së Borel dhe të dërguarit special Lajçak, ku do të hapen tri tema, mëson Tanjug, transmetojnë “Blic” dhe “Bota Sot”.

Ekipet e ekspertëve sot do të bisedojnë për temat e deritashme për të pagjeturit, zhvendosurit dhe raportet ekonomike. Këtyre ekipeve të dielën iu bashkohen edhe shefat e ekipeve të bisedimeve Gjuriq e Hyseni.

Nga qarqe diplomatike mësohet se ndërmjetësuesit e BE-së të shtunën dhe të dielën në bisedimet mes ekspertëve duan që të arrihet pajtimi për temat e filluara, ashtu që liderët të hënën të hapin temat e reja.

“Si pjesë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit mes Kosovës edhe Serbisë, takimi në nivelin e lartë të hënën do të merret me aranzhimet e bashkësive jo shumicë dhe zgjidhjen e hulumtimeve financiare të pasurisë”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Stano ka konfirmuar se të hënë me 7 shtator shefi i diplomacisë evropiane Borell dhe i dërguari special Lajçak do të jenë nikoqir të presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti në raundin e ri të dialogut politik mes Prishtinës edhe Beogradit.

“Pritjet tona nga takimi në Bruksel është se partnerët do vazhdojnë bisedimet. Bëhet fjalë për tri takime në nivelin e lartë dhe shpresojmë të vazhdojmë këtë dinamikë pozitive dhe të përparojmë në zgjidhjen e çështjeve të hapura, që do mundësoj marrëveshjen obliguese gjithëpërfshirëse për normalizim”, tha Stano.

Në Bruksel jo zyrtarisht mund të dëgjohet se ndërmjetësuesit e BE-së planifikojnë intensifikimin e dialogut mes palëve, ashtu që ekspertët të takohen çdo dhjetë ditë, ndërsa liderët çdo tretën javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat