Çka i tha Vuçiç ambasadorit palestinez për Kosovën?

Lajme

Çka i tha Vuçiç ambasadorit palestinez për Kosovën?

Nga: D.G. Më: 15 shtator 2020 Në ora: 12:52
Vuçiq e Nabhan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti Ambasadorin Palestinez, Muhammad Nabhan, dhe e informoi atë për bisedimet që delegacioni serb bëri në Uashington dhe Bruksel.

Presidenti Vuçiç i tha ambasadorit Nabhan se Serbia respekton dhe ruan miqësinë me Palestinën dhe popullin Palestinez dhe se mbështet vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme, transmeton gazeta "Danas" kumtesën zyrtare.

Vuçiq vuri në dukje se shpreson që të dy palët të gjejnë një mënyrë për të arritur një marrëveshje në të ardhmen që do të kontribuojë në një jetë më të mirë për të gjithë njerëzit në rajon.

"Serbia është e përkushtuar për të përmirësuar marrëdhëniet si me Izraelin dhe Palestinën dhe dëshiron një zgjidhje të qëndrueshme bazuar në normat ndërkombëtare të së drejtës publike të vendosura në OKB, të cilat do të sillnin paqe, stabilitet dhe përparim për të gjithë," tha presidenti Vuçiç.

Ai falënderoi udhëheqjen palestineze për mbështetjen e saj politike për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe për qëndrimin e saj parimore mbi mosnjohjen e pavarësisë "së shpallur në mënyrë të njëanshme" të Kosovës.

Ambasadori Nabhan tha se Palestina vlerëson Serbinë, me të cilën ka marrëdhënie të thella miqësore, dhe kjo është arsyeja pse lajmi për një zhvendosje të mundshme të ambasadës [së Serbisë në Jerusalem] u prit me shqetësim. Ambasadori Nabhan gjithashtu shprehu besimin se pikëpamjet e popullit palestinez do të respektohen nga udhëheqja serbe në frymën e miqësisë tradicionale.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që Serbia dhe Palestina të vazhdojnë hapat për të formuar një Komitet të përbashkët të bashkëpunimit, i cili do të konkretizonte marrëveshjet ekzistuese dhe do të ndihmonte në përdorimin më të mirë të mundësive për bashkëpunim gjithëpërfshirës.

Ambasadori Nabhan e informoi Presidentin Vuçiq për pikëpamjen palestineze të situatës në Lindjen e Mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat