Raportuesi i PE për Serbi Bilçik: BE ka dërguar porosi të qartë për ardhmërinë e Ballkanit në BE

Lajme

Raportuesi i PE për Serbi Bilçik: BE ka dërguar porosi të qartë për ardhmërinë e Ballkanit në BE

Nga: F.B Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:26
Vladimir Bilçik

Raportuesi i Parlamentit Evropian (PE) për Serbi Vladimir Bilçik deklaroi se kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen në fjalimin e saj për “gjendjen në BE” ka dërguar porosi të qartë se ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në BE, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

“Kjo është nënvizuar dhe në këtë çështje duhet punuar ndërsa BE është obliguar në ardhmërinë e Ballkanit në BE” tha Bilçik.

Ai ka potencuar edhe faktin se kryetarja e Komisionit Evropian Der Lajen ka paralajmëruar bashkëpunim intensiv me partnerët dhe pakon investuese për tejkalimin e gjendjes së Ballkanit Perëndimor pas pandemisë së virusit Corona.

“Në fillim të tetorit na pret miratimi i “pakos së zgjerimit”, që do të na lejoj shqyrtim më detal për zgjerim, përparimin dhe problemet ekzistuese që vendet e regjionit kanë në rrugën e përparimit drejtë BE-së” – përfundoi Bilçik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat