Vrasja e serbit 'të paprekshëm', si u ekzekutua nga killeri boshnjak me biçikletë

Lajme

Vrasja e serbit 'të paprekshëm', si u ekzekutua nga killeri boshnjak me biçikletë

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:24
30-vjeçari u vra nga një “killer” nga Bosnja Hercegovina, i cili sapo kreu detyrën që i ishte caktuar, iu drejtua kufirit për të dalë nga Serbia.

Mediat serbe kanë zbuluar detaje të tjera lidhur me vrasjen e 30-vjeçarit Strahinja Stojanoviç, i cili konsiderohej si i “paprekshmi” i Beogradit.

Sipas hetimeve, rezulton se mjeti i tij “BMW X5” u hodh në erë nga një vrasës me pagesë, i cili e kishte ndjekur shënjestrën për 8 kilometra.

30-vjeçari u vra nga një “killer” nga Bosnja Hercegovina, i cili sapo kreu detyrën që i ishte caktuar, iu drejtua kufirit për të dalë nga Serbia.

Kamerat e sigurisë së zonës kanë filmuar një person që qarkullonte me biçikletë dhe në momentin që makina shpërtheu në flakë, kishte bërë një telefonatë për të aktivizuar dinamitin e fiksuar poshtë mjetit.

Policia serbe ka arritur të zbulojë nga kamerat e sigurisë se vrasësi kishte shkuar në garazhin ku mbante makinën 30-vjeçari dhe poshtë i kishte vendosur lëndë plasëse ushtarake P-500. Sapo kishte parë makinën të dilte nga garazhdi, i sigurtë që “i paprekshmi” ishte në makinë, bëri telefonatën duke përfunduar edhe “punën”.

I riu ishte i akuzuar për vrasjen e avokatit Dragoslav Misha Ognjanovic, po qarkullonte me mjetin e tij nëpër qytet, bashkë me të dashurën e tij. Ai humbi dy këmbët nga shpërthimi dhe pësoi shumë dëme në organet e brendshme.

Gjithashtu raportohet se  Stojanoviç kishte lidhje me klanin Šaranovi?, të cilët kanë pasur rivalë për vite me radhë klanin e Luka Bojovi?.

Sipas gazetarëve, lufta mes dy klaneve në vetëm 6 vite ka shkaktuar 50 viktima, jo vetëm kriminelë por edhe ata që ishin pranë atyre klaneve, anëtarët e familjes dhe miqtë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat