Viola von Cramon-Taubadel: Grenell as që u përpoq ta zgjidhte çëshjten e Kosovës

Lajme

Viola von Cramon-Taubadel: Grenell as që u përpoq ta zgjidhte çëshjten e Kosovës

Nga: D.G. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:11
Viola von Cramon-Taubadel

"Marrëveshje shumë e kufizuar, dhe sigurisht jo historike, siç do të donin të paraqisnin disa njerëz në Uashington", e ka quajtur marrëveshjen në Shtëpinë e bardhë mes Kosovës e Serbisë raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon-Taubadel në një bisedë për gazetën beogradase "Danas", transmeton Bota Sot.

"Meqenëse të dy udhëheqësit nënshkruan dokumente të ndara, është madje e vështirë të quhet fare marrëveshje. Pjesët në lidhje me Izraelin janë sigurisht të rëndësishme dhe kanë pasoja, por është shumë e diskutueshme se sa nga deklaratat e mësipërme do të zbatohen, si dhe nëse diçka do të zbatohet fare. Z. Grenell as që ëstë përpjekur ta zgjidhë çështjen e Kosovës, ishte ky dyshim i të gjithëve para takimit në Shtëpinë e Bardhë, dhe rezultati gjithashtu tregon se: e gjithë ngjarja ishte më e rëndësishme në fushatën e brendshme sesa në procesin e vendosjes së stabilitetit në Ballkan. Në të njëjtën kohë, nën udhëheqjen e z. Lajçak, po punohet vazhdimisht dhe raundet e negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit janë duke u mbajtur zhvilluar vazhdimisht ".

Viola von Cramon-Taubadel vëren se qëllimi i dialogut të Brukselit duhet të jetë një marrëveshje përfundimtare politike, por gjithashtu shton se është e vështirë të thuash kur mund të arrihet kjo.

"Është e rëndësishme që të tri palët - Brukseli, Beogradi dhe Prishtina të jenë të përkushtuara për këtë. "Negociatat janë duke u zhvilluar si në nivelin ekspertëve, ashtu edhe në atë politik dhe të gjithë duan të kenë rezultate të prekshme, prandaj unë jam optimist për këtë proces," tha ajo.

Duke folur rreth krijimit të qeverisë së re të Serbisë, ajo ka treguar se për çka u ka bërë vërejtje edhe në Kosovë:

"E kam kritikuar Kosovën për të njëjtën arsye kur u formua qeveria e re këtë pranverë: deri sa jemi në mes të një pandemie, qeveritë duhet të jenë të gatshme të marrin masa vendimtare dhe të reagojnë shpejt, prandaj është e nevojshme të kemi kompetenca të qarta. "Çdo vonesë mund të kushtojë jetë," tha Viola von Cramon-Taubadel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat